Pamjet/ Autorët e vrasjes në Elbasan, djegin makinën me targa të vjedhura

Autorët e vrasjes së Emiljano Ramazanit, pasditen e sotme në Elbasan, kanë djegur makinën që përdorën në krim disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Autorët e vrasjes së Emiljano Ramazanit, pasditen e sotme në Elbasan, kanë djegur makinën që përdorën në krim disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Sipas policisë autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit. Top Channel ka siguruar edhe pamjet e makinës së djegur në Papër.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve,raporton Top Channel.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.