Palestina përshëndet rihapjen e Ajasofjas si xhami

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, diskutoi marrëdhëniet dypalëshe në një bisedë telefonike me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike të zhvilluar sot me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë njoftoi se presidenti palestinez Abbas përshëndeti vendimin e Turqisë për të rihapur Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ajasofya-i Kebir Cami-i Şerifi).

Ajasofja shërbeu si kishë për 916 vjet deri në çlirimin e Stambollit, dhe si xhami nga viti 1453 deri në 1934, gati 500 vjet, dhe së fundmi si muze për 86 vjet.

Gjykata turke anuloi dekretin e vitit 1934 e cila e shndërroi Ajasofjen në muze, duke i hapur rrugën përdorimit të saj si xhami.

Duke qenë një nga ndërtesat historike më të vizituara nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë, Ajasofja në vitin 1985, gjatë kohës kur ishte si muze, u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.