Pakistani kundër marrëveshjes ruso-indiane për sistemin S-400

India më 5 tetor gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin nënshkroi marrëveshje për blerjen e sistemit raketor S-400 me vlerë 5 miliardë dollarë

Ministria e Jashtme e Pakistanit të enjten është prononcuar duke thënë se kundërshton ashpër sistemin raketor të mbrojtjes kundër-ajrore S-400 në mes Rusisë dhe Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kundërshtojmë çdo garë për armë në Azinë Jugore dhe propozojmë masa për promovimin e kufizimit të dominimit konvencional bërthamorë”, ka thënë Mohammad Faisal, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme pakistaneze.

AI theksoi se vendet që i shesin armë Indisë duhet të sigurojnë që ndihma e tyre të mos dëmtojë ekuilibrin e forcave në rajon.

India më 5 tetor gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin nënshkroi marrëveshje për blerjen e sistemit raketor S-400 me vlerë 5 miliardë dollarë.

Akuzat e ndërsjella në mes të vendeve kundërshtuese, Indisë dhe Pakistanit, vazhdojnë që nga muaji i kaluar. Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan pasi India akuzoi Pakistanin se ka lidhje me sulmuesin e armatosur, i cili në Xhammu Kashmir vrau 19 ushtarë indianë në shtator të vitit 2016. Islamabadi hodhi poshtë akuzat e tilla.

Që nga ndarja dhe pavarësia e tyre në vitin 1947, këto dy vende tre herë janë konfrontuar, 1948, 1965 dhe në vitin 1971, dy prej të cilave ishin për Kashmirin.