Opozita, mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër

Opozita parlamentare ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e parë në Kuvend për këtë sesion, duke organizuar një mbledhje në qytetin e Shkodrës si “mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare”.

Opozita parlamentare ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e parë në Kuvend për këtë sesion, duke organizuar një mbledhje në qytetin e Shkodrës si “mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare”,raporton Top Channel.

Burime nga PD thonë se mbledhja në Shkodër do të mbahet në orën 17:00.

“Mbledhja në Shkodër si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi, prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri”, thotë PD.