Opozita e bashkuar proteston sot në kryeqytet

Sot pasdite në Tiranë do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha, me kërkesën për largimin e Qeverisë “Rama”.

Gjithçka pritet të nisë në orën 19:00, me mbështetësit e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të tjerë të opozitës që do të protestojnë sërish përpara Kryeministrisë.

Opozita shqiptare është shprehur e vendosur, gjatë gjithë këtyre ditëve në takimet e zhvilluara në qytete të ndryshme, se nuk do të ndërpres protestat deri në largimin e kryeministrit Rama, të cilin e akuzojnë për kapje të shtetit.

Ditën e djeshme Partia Socialiste çeli zyrtatrisht fushatën për zgjedhjet e 30 Qershorit./tvklan.al