Prokuroria e Posaçme do të kalojë në sitë pasuritë e 32 personave nën hetim dhe familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre.
Hetimi synon identifikimin e çdo pasurie, të luajtshme dhe paluajtshme të përfshirëve në operacionin ‘Golden Bullet’.
Kështu SPAK pritet të kërkojë informacion në bankat e nivelit të dytë dhe institucioneve të regjistrimit të pronave.
Javën e kaluar SPAK lështoi 32 urdhër-arreste, pas hetimeve për 8 grupe kriminale që veprojnë në qytetet si Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.
Kreu i SPAK, Arben Kraja bëri me dije se grupet kriminale të paguanin shuma të mëdha parash për të vrarë kundërshtarët e tyre.
Ndërkohë burime për Euronews Albania bënë me dije se Nuredin Dumani u bë bashkëpunëtori i drejtësisë dhe dëshmitë çuan në arrestimin e një personave të përfshirë në aktivitete kriminale.