OKB reagon ndaj YPG/PKK-së

"Situata humanitare në këtë pjesë të Sirisë tani është kritike", tha Maheçiç duke bërë të ditur se kanë një shqetësim të madh për situatën e civilëve që janë larguar nga rajonet e konfliktit

 Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) raportoi se organizata terroriste YPG/PKK nuk lejon kalimin tranzit të civilëve të zhvendosur nga pjesa lindore e rajonit Dejrizor në Siri, kufizon lirinë e lëvizjes së civilëve në rajon dhe konfiskon dokumentet e tyre të identitetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i UNHCR-së, Andrej Maheçiç, në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, theksoi shqetësimin e madh për sigurinë e mijëra civilëve që mbeten në mesin e rajoneve ku përleshen YPG/PKK dhe DEASH në Dejrizorin lindor.

“Situata humanitare në këtë pjesë të Sirisë tani është kritike”, tha Maheçiç duke bërë të ditur se kanë një shqetësim të madh për situatën e civilëve që janë larguar nga rajonet e konfliktit.

Pasi ka theksuar se vetëm javën e kaluar janë larguar 10 mijë civilë në zonën Hol të rajonit Haseke pranë kufirit me Irakun, Maheçiç shtoi se që nga muaji dhjetor ku janë rritur konfliktet e deri tani janë zhvendosur 23 mijë civilë ku pritet që në ditët e ardhshme në rajon të mbërrijnë më shumë civilë.

Maheçiç bën të ditur se civilët që largohen nga qendra Hexhin që është edhe kalaja e fundit e DEASH-it në Dejrizor, marrin përsipër një udhëtim të rrezikshëm për sigurinë e tyre.

Për shkak të urisë dhe hipotermisë kanë vdekur 29 fëmijë

“Civilët të uritur si rezultat i një udhëtimi të vështirë mbi terrenet e minuara mbërrijnë në pikat e kontrolluara nga YPG/PKK-ja e cila përdor emrin FDS (Forcat Demkratike të Sirisë)”, tha Maheçiç duke thënë “(Civilët) kanë treguar se pasi mbërrijnë në pozicionet e FDS-së hipen në kamionë të pambuluar dhe se pavarësisht stinës së dimrit ata detyrohen të bëjnë edhe një udhëtim tjetër të vështirë drejt zonës Hol”.

“Gjatë këtij udhëtimi drej zonës Hol për civilët, shumica e të cilëve përbëhen nga gra dhe fëmijë ofrohen shumë pak ose aspak ndihma humanitare përgjatë udhëtimit”, ka nënvizuar Maheçiç.

Sipas tij, që nga muaji dhjetor e deri tani të paktën 29 fëmijë kanë vdekur nga civilët që udhëtojnë drejt kësaj zone. Maheçiç tha se shkaku i vdekjes së këtyre fëmijëve është uria ose hipotermia.

Maheçiç ka tërhequr vëmendjen se organizatat për ndihma humanitare kanë kërkuar nga YPG/PKK-ja që të hapë një rrugë tranzitore për të shpëtuar jetën e civilëve, por se organizata terroriste në dy javët e fundit nuk ka përmbushur këtë kërkesë.

Duke vënë theksin se UNHCR-ja është e shqetësuar në çështjen se FDS konfiskon kartat e identitetit të civilëve, Maheçiç theksoi se organizata terroriste gjithashtu pengon lirinë e veprimit të civilëve të zhvendosur brenda rajonit dhe të civilëve në kampet në Haseke.

Ai i ka bërë thirrje YPG/PKK-së e cila përdor emrin FDS, që të mos pengojë lirinë e veprimit të civilëve.