OKB kërkon lehtësimin e ndihmës humanitare për Korenë e Veriut

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi dje një tekst të hartuar nga SHBA-ja që synon të sigurojë se sanksionet e ashpra kundër Koresë së Veriut nuk do të pengojnë livrimin e ndihmës humanitare për këtë vend të veçuar.

“Në Korenë e Veriut, 10 milionë persona, rreth gjysma e popullsisë, janë të kequshqyer”, sipas zyrtarëve të OKB-së duke njoftuar për një rënie të prodhimit të ushqimit vitin e kaluar.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara përcaktojnë mirë se sanksionet nuk duhet të prekin ndihmën humanitare, por organizatat theksojnë se tregtia strikte dhe masat bankare krijojnë pengesa burokratike dhe ngadalësojnë qarkullimin e furnizimit me ushqimet bazë.

SHBA-ja propozoi muajin e kaluar direktiva të reja për të autorizuar grupet humanitare dhe agjencitë e OKB-së të marrin sa më shpejt përjashtime nga komiteti i sanksioneve që mbikqyr aplikimin e tyre.