Ogerta Manastirliu: Financim 3 vite radhazi ndërmarrjeve sociale

Fondi në mbështetje të Ndërmarrjeve Sociale nga buxheti i shtetit do të jetë 450 milionë lekë për 3 vjet”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë interpelancës me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes.

Fondi në mbështetje të Ndërmarrjeve Sociale nga buxheti i shtetit do të jetë 450 milionë lekë për 3 vjet”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë interpelancës me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes, raporton ATA.

Duke sqaruar programin për financimin e “Ndërmarrjeve Sociale”, nisma më e re e qeverisë që synon të nxisë punësimin, Manastirliu, tha se programi i ri që fillojmë këtë vit është një mekanizëm real në funksion të punësimit, të mbështetjes së grupeve të pafavorizuara që janë më në nevojë dhe të zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve.

Lidhur me kriteret që duhet të plotësojnë ndërmarrjet sociale për të përfituar mbështetje financiare, ministrja shpjegoi se, baza ligjore përcakton qartë se organizatat jofitimprurës duhet të plotësojnë kriterin ekonomik dhe atë social.

“Respektivisht për këto kritere, vijoj ajo, duhet që organizata të sigurojë punësim, zhvillim të aktivitetit në sektorin e turizmit tregtisë etj , ndërsa në aspektin social, duhet që 30% e punësuarve të vijnë nga shtresat në nevojë”.

Ky fond adresohet në tre forma subvencioni: E para subvencion në masën 1.5 milionë lekë për zhvillimin e veprimtarive së organizatës që ka marrë statusin “Ndërmarrje Sociale” dhe mbështetja financiare shkon për të mbuluar kostot e veprimtarisë së organizatës.

E dyta: subvencion për krijimin e vendeve të reja të punës, ku janë në fokus gratë, kategoritë e shtresave në nevojë. E treta: subvencion për mbulimin e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.

“Në total shpërndarja e paketës buxhetore për financimin e “Ndërmarrjeve Sociale” në tre vite do të jenë 135 milionë lekë subvencionim për veprimtaritë sociale, 37 milionë lekë për krijimin e vendeve të reja të punës. 7.7 milionë lekë mbështetje për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore”- shpjegoi Manastirliu.

Manastirliu tha se, përveç kësaj janë edhe komponentë të tjerë të mbështetjeve si Fondi Social për bashkitë”, Fondi për mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe Mesme etj, të cilat adresojnë mbështetje financiare për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e biznesit.

Objektivi i qeverisës vijoj ajo, është sesa ne arrijmë të nxjerrim nga ndihma ekonomike të angazhuar në punë, duke zgjeruar aftësimin në punë, si mekanizëm që zhvillon shoqërinë, ekonominë dhe rrit të ardhurat në familje.

Për të përfituar subvencione për zhvillimin e veprimtarisë, një Ndërmarrje Sociale duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
a) t’i jetë njohur statusi i ndërmarrjes sociale, me urdhër të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.
b) të kenë një plan biznesi ose një projekt dhe të jenë të aftë për zbatimin e plotë dhe në kohë të veprimtarive/aktiviteteve të propozuara.
c) Të punësojë minimalisht 3 punonjës të rinj nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara, brenda 12 muajve nga momenti i përfitimit të subvencionit për zhvillimin e veprimtarisë në ndërmarrjen sociale.
Një ndërmarrje sociale është tipikisht një organizatë që zbaton parimet e aktivitetit tregtar për të realizuar integrimin social dhe ekonomik të individëve, të cilët mosha, shëndeti dhe gjendja familjare nuk u lejon një disponueshmëri aktive në tregun e punës. Fushat e ushtrimit të veprimtarisë së ndërmarrjeve sociale janë; fusha e shërbimeve shoqërore, shëndetësore, kulturore e arsimore, të promovimit të turizmit e mbrojtjes mjedisore, si dhe veprimtari të ndërmjetësimit e kualifikimit për punësim.