OBI nesër takim të jashtëzakonshëm për Palestinën

OBI do të zhvillojë nesër një takim të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të Jashtëm në qytetin saudit Xheda për të diskutuar të ashtuquajturin "Plani i paqes" të presidentit të SHBA-ve, Trump

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) do të zhvillojë nesër takim të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të Jashtëm në qytetin Xheda të Arabisë Saudite për të diskutuar të ashtuquajturin “Plani i paqes” të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e OBI-t në Twitter thuhet se në takimin që do të mbahet nesër në Xheda nga Komiteti Ekzekutiv i Emergjencës me Pjesëmarrje të Hapur në nivel të ministrave të Jashtëm do të diskutohet mbi çështjen e Palestinës dhe qëndrimin e organizatës për “planin e paqes”.

Në takimin e OBI-t në Xheda, Turqia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.