Nxirret një tjetër trup i pajetë, shkon në 35 numri i viktimave të tërmetit

Nxirret i pajetë trupi i një personi nga rrënojat e banesës 6 katëshe në zonën e ish-Kënetës. Mësohet se trupi i nxjerrë nga rrënojat është i Griselda Lalës, një prej pjesëtarëve të familjes Lala.

Nxjerrja e trupit të pajetë të Lalës nga rrënojat e çon në 35 numrin e personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i 26 nentorit, ndërkaq vijojnë kërkimet edhe për 5 anëtarë të tjerë të familjes Lala që ndodhen nën rrënoja.

Durrësi dhe Thumana ishin dy zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i mëngjesit të djeshëm, me qindra të plagosur, dhjetra persona të mbetur nën rrënoja dhe dëme të pallogaritshme materiale./ CNA.al