Numërohen gjysma e votave, Erdogan udhëheq bindshëm zgjedhjet presidenciale Turke

Kandidati i partisë së dytë më të madhe në Turqi, Partisë Republikane, Muharrem Ince numëron 28.3% të votave.

Rezultatet e para nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi tregojnë një avantazh të qartë të presidentit në fuqi Erdogan i cili udhëheq me 56% pasi janë numëruar 49.5% e votave.

Kandidati i partisë së dytë më të madhe në Turqi, Partisë Republikane, Muharrem Ince numëron 28.3% të votave.

Sakaq kandidati partisë Kurde Selahatin Demirtash ka fituar 6% të votave deri në këtë moment ndërsa kadidatja femër e këtyre zgjedhjeve Meral Akshener ka marrë 4.9% të votave.

Në muajin Prill parlamenti miratoi një projektligj i cili hapi dyert për zgjedhje të parakohshme duke çimentuar sistemin e ri presidencial të sjellë pas referendumit të një viti më parë.

Referendumi rriti numrin e deputetëve në 600 dhe zgjedhjet presidenciale e parlamentare do të mbahen së bashku çdo 5 vite.

Rexhep Taip Erdogan ka shërbyer si president që prej 2014-ës dhe është i pari në historinë e Republikës Turke që zgjidhet me votë popullore.

Më përpara ai ka shërbyer si kryeministër i vendit përgjatë viteve 2003-2014 gjatë të cilave Turqia kaloi nëpër një sërë reformash ekonomike duke dyfishuar GDP-në gjatë drejtimit të tij.

Nëse fiton zgjedhjet, ai do të jetë lideri i parë i Turqisë që udhëheq me sistemin e ri presidencial. /ePërditshmja