“Nuk mund të vazhdojmë të njohim Izraelin”

Kryeministri i Palestinës tha se Këshilli Qendror i Palestinës dhe Këshilli Kombëtar i Palestinës të lidhur me Organizatën Çlirimtare të Palestinës, do të rishikojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Izraelin

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, tha se nuk mund të vazhdojnë të njohin Izraelin përderisa Izraeli nuk i njeh ato, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e publikuar nga zyra e kryeministrit palestinez, thuhet se Shtayyeh ka marrë pjesë në një iftar në qytetin El-Hilal (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ai në fjalimin e tij theksoi se Këshilli Qendror i Palestinës dhe Këshilli Kombëtar i Palestinës të lidhur me Organizatën Çlirimtare të Palestinës, do të rishikojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Izraelin, duke theksuar se “Derisa Izraeli nuk na njeh, ne nuk mund të vazhdojmë të njohim atë”.

Shtayyeh gjithashtu i bëri thirrje palestinezëve që jetojnë jashtë vendit të kthehen në Palestinë dhe të investojnë në vendin e tyre, duke premtuar lehtësime.