Sh.B.A është shtëpia e shumë njerëzve të pasur në botë. Vendi ka 13,443 individë me pasuri prej 30 milion dollarësh ose më shumë, sipas Raportit të Pasurisë së Knight Frank për vitin 2020. Kina ishte e dyta me 7,892 individë, ndërsa Japonia ishte e treta.
“Azia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, por Amerika është më tepër e suksesshme në tërheqjen e miliarderëve. “ tha Liam Bailey, kreu global i Knight Frank. Studimi nënvizon rritjen e pasurisë në të gjithë SH.B.A. dhe Kinës, edhe pse tensionet e tregtisë u përshkallëzuan midis kombeve vitin e kaluar, duke ngjallur frikën e një recesioni global, përpara se të arrihej një marrëveshje fillestare në dhjetor. /Scan