Njihuni me kryeministrin e propozuar i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

Ai është nga Kumanova dhe 42 vjeçar. Karrierën politike e ka bërë me shpejtësi dhe në heshtje duke arritur deri në në majat e Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), duke kaluar zgjedhjet në të gjitha forumet partiake.

Oliver Spasovski i takon brezit të ri të politikanëve në Maqedoninë e Veriut. Ai është nga Kumanova dhe 42 vjeçar. Karrierën politike e ka bërë me shpejtësi dhe në heshtje duke arritur deri në në majat e Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), duke kaluar zgjedhjet në të gjitha forumet partiake.

Spasovski është i diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i I-rë ” pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi ” në Shkup, ndërsa vijon edhe magjistraturën në të njejtin universitet.
Karriera e tij e punës fillon nga viti 2001 si këshilltar i kryetarit të komunës së Kumanovës, ndërsa nga vitit 2008 – 2011 ishte sekretar komune.
Në periudhën 2006-2008, 2011-2014 dhe 2016-2017 ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga data 11.11. e vitit 2015 deri më 18.05.2016 dhe nga data 02.09. të vitit 2016 deri më 29.12.2016 ishte ministër për Punë të Brendshme, kurse me 31 maj të vitit 2017 për herë të tretë u emërua ministër për Punë të Brendshme.
Ai është i martuar dhe jeton me familjen e tij në Kumanovë.