Një tjetër tërmet godet qytetin e Korçës

Pas dy tërmeteve të një pas njëshme që goditën qytetin e Korçës pasditën e sotme, të tjera lëkundje janë ndjerë pak minuta më parë.

Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, tërmeti i tretë ishte 2.5 ballë i shkallës Rihter, raporton CNA.

Lëkundjet e ndjera gjatë ditës së sotme sjellë panik tek banorët e Korçës. Të friksuar kanë ata braktisur shtëpitë dhe apartamentet e tyre duke dalë në rrugë.

Ndërkohë që më herët u raportua se 12 banesa që kishin marrë dëmtime nga tërmeti i ndodhur më 1 qershor në fshatin Qafëzez të Korçës, nuk u kanë rrezistuar lëkundjeve të sotme, duke u dëmtuar akoma edhe më shumë.