Një muaj pas tërmetit, Thumana me sytë nga rindërtimi

Një muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga vizitoi Thumanën, fshatin ku humbën jetën 25 persona.

0

Një muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga vizitoi Thumanën, fshatin ku humbën jetën 25 persona.

Kjo është Thumana sot, 25 persona nga ky fshat humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në afërsi të pallateve të shembura, në rrënoja ndodhet një djep, i shkatërruar ku zonja Fiqerete na tregon se ishte kujtim nga i biri që kishte humbur jetën vite më parë, raporton EuroNews.

“Ky është djepi i djalit tim që ka vdekur 19 vjeç në Greqi,” thotë banorja e Thumanës.

Në një serë ka improvizuar banesën e saj pasi e ka të vështirë të braktisë gjënë e gjallë që i ka mbetur pas tërmetit.

“Plastmas është ajo… E vështirë na duket sepse nuk kemi jetuar ndonjëherë në plastmas, s’kemi pasur jetë luksoze, por kemi punuar,” tregon znj. Fiqirete.

57-vjeçarja thotë jeton me pasiguri dhe frikë, duke qenë se tërmeti siç erdhi papritur, edhe mund të përsëritet.

Sabrije Bafti, një 74-vjeçare ka ardhur të vizitojë miken e saj. Me lot në sy ajo rrëfen për Euronews Albania se ngjarjet që kanë prekur komunitetin e Thumanës i ngjallin shumë trishtim dhe uron për një rimëkëmbje të shpejtë të të gjithë atyre që u prekën nga tërmeti.

Pak me thellë në fshat është ngritur çadra e Lumturie Kolecit. Ajo banon aty me bashkëshortin dhe dy mbesat, pasi tërmeti ia shkatërroi banesën.

“Tërmeti më ka mbetur mu këtu,” tregon Lumturia duke prekur zemrën. “Shpresoj të bëhet një shtëpi t’i mbetet fëmijëve, të jetojnë,” shton ajo.

Përveç dhimbjes që ka mbërthyer Thumanën, i përbashkët është apeli për ndihmë  i banorëve për t’iu rikthyer jetës së përditshme.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.