-7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 26 Janar, 2022

45 jetët e shuara në aksidentin tragjik në Bullgari mbërrijnë këtë mëngjes në Shkup

Një ditë më parë, u njoftua se procesi i identifikimit të tyre ka përfunduar dhe këtë të premte do të nisen me avion drejt Maqedonisë së Veriut.

Trupat e 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari pritet të mbërrijnë sot, rreth orës 10:00 në Shkup.

Një ditë më parë, u njoftua se procesi i identifikimit të tyre ka përfunduar dhe këtë të premte do të nisen me avion drejt Maqedonisë së Veriut.

Në procesin shumëditor dhe të vështirë të identifikimit, duke përdorur metodën e ADN- së, morën pjesë specialistë dhe profesorë të Mjekësisë Ligjore nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Mes 45 të vdekurve janë 12 fëmijë.

Deri më sot nuk ka asnjë konstatim zyrtar se pse zjarri në autobusin në lëvizje u shkaktua dhe u përhap aq shpejt sa shumica dërrmuese e pasagjerëve vdiqën tragjikisht.

Hetimet paraprake për rastin e licencave dhe funksionimit të agjencisë turistike “Besa Trans”, kompania që kishte në pronësi autobusin që u shkrumbua nga flakët, po i kryen Prokuroria e Shkupit, pasi është konstatuar se automjeti ishte nisur për jashtë vendit i pakompletuar me dokumente.

Gjithashtu u bë e ditur se dy shoferët e punësuar për të drejtuar autobusin nuk ishin punonjës të përhershëm të “Besa Trans” dhe njëri nuk kishte patentë shoferi për linja ndërkombëtare.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 23.11.2021 në autostradën Struma në jugperëndim të Bullgarisë, në afërsi të qytetit të Pernikut. Autobusi me 52 pasagjerë ishte nisur nga Stambolli dhe po kthehej në Shkup. Viktimat dhe 7 personat e mbijetuar kishin qenë për një vizitë tre ditore në Stamboll dhe po ktheheshin prej andej.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme