Një delegacion nga Turqia do të niset drejt SHBA-ve për bisedime

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike mësohet se delegacioni nën kryesimin e Önal parashikohet që të diskutojë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve

Një delegacion nga Turqia nën kryesimin e zv.ministrit të jashtëm turk, Sedat Önal, do të niset drejt SHBA-ve për bisedime, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike mësohet se delegacioni nën kryesimin e Önal parashikohet që të diskutojë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pati një takim ballë për ballë me homologun e tij amerikan në takimin e 51-të të ministrave të Punëve të Jashtme të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Në një deklaratë pas takimit ministri Çavuşoğlu, ishte shprehur se “U dakorduam që të punojmë ngushtë në bashkëpunim dhe dialog në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve”.

Ndërsa Popmeo ishte shprehur se SHBA-ja dhe Turqia janë partnerë të vlefshëm pavarësisht tensioneve të shkaktuara në çështjen e pastorit amerikan Andrew Craig Brunson i cili ndodhet nën arrest me akuzat se ka kryer krim në emër të PKK-së dhe FETO-s.

Po ashtu SHBA-ja dhe Turqia të cilat arrijnë të bashkëpunojnë ngushtë dhe mirë pavarësisht vështirësive do të vazhdojnë të punojnë së bashku në kuadër të çështjeve të NATO-s dhe çështjeve të tjera.