Një 20-vjeçar mbytet në Durrës

Sipas Policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Mesditën e sotme një 20-vjeçar është mbytur në det, në zonën e Currilave në Durrës për arsye ende të paqarta. Policia e qytetit bregdetar nuk dha shumë detaje, por mësohet se për ngjarjen kanë nisur tashmë hetimet.

Sipas Policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 13.06.2018, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur në det shtetasi E.L. 20 vjeç, banues në Durrës”, thotë policia e Durrësit, teksa efektivët janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.