Disa qindra qytetarë të organizuar nga nisma “Bojkotoj”, u mboldhën sonte para godinës së Kuvendit Republikan të Maqedonisë, për të shprehur siç thanë, entuziazmin e tyre nga shkaku i dështimit të referendumit për marrëveshjen Maqedoni-Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në skënën e vendosur, foli kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov, i cili tha se sot është një ditë e madhe për historinë maqedonase, sepse janë ruajtur emri i shtetit dhe identiteti i kombit, për çka duhet të jenë krenarë si komb apo si shtetas të vendit.
Petrov tha më tej se sonte janë bërë bashkë qytetarët kundër referendumit për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë, për çka siç tha, kanë miratuar një deklaratë.
“Hedhim poshtë rezultatet e referendumit për ndryshimin e emrit të shtetit të cilin e publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe të njëjtat i vlerësojmë si falsifikim të vullnetit të qytetarëve”, theksoi Petrov për të shtuar.
“Vendimi për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO duke përqafuar marrëveshjen Dimitrov-Kocias për ndryshimin e emrit të shtetit dhe identitetit të kombit miratuar nga Kuvendi, nuk është miratuar në referendumin e sotëm”.
Ndryshe, në kohën sa po mbahej protesta, Kuvendin Republikan e siguronin forca të mëdha policore, dhe i njëti kaloi i qetë.