Nisin fluturimet e para për udhëtarët në Rinas, aeroporti i kthehet normalitetit me kontrollorët e huaj

Nga ora 09:00 kanë filluar fluturime e para nga Rinasi, me avionin e parë Tiranë-Bolonja ndërkohë kanë mbërritur avionët nga Mynihu dhe Brukseli...

Nga ora 09:00 kanë filluar fluturime e para nga Rinasi, me avionin e parë Tiranë-Bolonja ndërkohë kanë mbërritur avionët nga Mynihu dhe Brukseli.

Duket se aeroporti pas më shumë se 48 orësh i është kthyer normalitetit pas bllokimit të trafikut ajror nga greva e kontrollorëve të Albcontrol.

Në kullën e aeroportit ndodhen kontrollorët e huaj turq dhe grekë teksa në Rinas qytetarët ndihen të qetë tashmë për udhëtimet, raporton gazetarja Erjola Jata.