Nigeri, terroristët e Boko Haram djegin 100 shtëpi dhe rrëmbejnë 10 gra

Kryeplaku i fshatit Bulama Mohammed Ibrahim deklaroi se pjesëtarët e Boko Haram hynë në fshat dhe menjëherë filluan të qëllojnë.

 Pjesëtarët e organizatës terroriste Boko Haram kanë hyrë në një fshat të krahinës nigeriane Borno, ku kanë djegur 100 shtëpi dhe rrëmbyer së paku 10 gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeplaku i fshatit Bulama Mohammed Ibrahim, deklaroi se pjesëtarët e Boko Haram hynë në fshat dhe menjëherë filluan të qëllojnë. Gjatë sulmit janë djegur rreth 100 shtëpi, ndërsa pësuan më shumë se 100 copë bagëti.

Terroristët në fshatin në fjalë rrëmbyen së paku 10 gra.

Në rajonin Kareto, që po ashtu gjendet në krahinën Borno, terroristët e Boko Haram u përleshën me pjesëtarët e forcave të sigurisë së Nigerisë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit humbën jetën tre ushtarë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Book Haram është një organizatë terroriste, të cilin në Nigeri në fillim të vitit 2000 e themeloi ekstremisti Muhammed Yusuf për shkak të luftës kundër të gjitha llojeve të kulturës perëndimore, veçmas në sistemin arsimor të Nigerisë.