Nigeri, protesta kundër arrestimit të gazetarit

Samuel Ogundipe u arrestua të martën për një shkrim të tij rreth një raporti policor që thuhet se akuzoi Laëal Daura-n, kreun e shkarkuar kohëve të fundit të policisë sekrete

Qindra protestues kanë rrethuar selinë e policisë së Nigerisë në kryeqytetin Abuja, duke kërkuar lirimin e një gazetari lokal i cili u arrestua nga një skuadër policore kundër grabitjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, Samuel Ogundipe, një gazetar në mediumin online Premium Times, u arrestua të martën për një shkrim të tij rreth një raporti policor që thuhet se akuzoi Lawal Daura-n, kreun e shkarkuar kohëve të fundit të policisë sekrete.

Arrestimi ka tërhequr kritika nga grupet e të drejtave të njeriut.

Protesta u organizua nga aktivisti i shquar Charles Oputa dhe aspiranti presidencial Omoyele Sowore, në mes të një apeli nga Unioni i Gazetarëve të vendit afrikano-perëndimor që qeveria duhet t’i kërkojë policisë për të ndalur sulmet e dyshuara ndaj gazetarëve.

Kreu i Sindikatave të Gazetarëve të Nigerisë, Waheed Odusile, duke bërë thirrje për lirimin e gazetarit në një peticion për presidentin e përkohshëm, Yemi Osinbajo, tha se “shefi i policisë ‘së tepruar’ po i japin qeverisë një imazh të keq”.

Protestuesit mbanin pankarta duke kritikuar “shtypjen e fjalës së lirë dhe gazetarisë”.