Nga Spanja: CR7 ka miratuar ardhjen e Neymar te Juventus

Cristiano Ronaldo e mirëpret brazilianin te Juventus...

Gazetarët e “Il Mundo Deportivo”, në portalin e tyre sot, flasin për lamtumirën e mundshme të Neymar (27-vjeç) nga PSG.

Kjo e komplikon rrugën që të çon atë në Barcelonë, prandaj njerëzit pranë lojtarit po kërkojnë skuadra të tjera interesante. Dhe një nga këto mund të jetë Juventusi. Por ka një aspekt veçanërisht për tu theksuar.

Marrëdhënia midis “O Ney” dhe Cristiano Ronaldos, me portugezin i cili beson se mund të dialogojë me të për ta bindur (ashtu siç ndodhi me De Ligt) dhe beson se klubi i Juventusit do të forcohej më tej nga ardhja e tij.

Ndër të tjera, jo më pak se disa muaj më parë, të dy ishin protagonistët e një reklamë së bashku.