Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi i Akar, e ka vlerësuar pozitiv, por edhe të vonuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shpërblime milionëshe për ata që kapin tre udhëheqësit kryesorë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dua të theksoj se vendimi i miqve dhe aleatëve tanë amerikanë është pozitiv, por edhe i vonuar”, tha Akar për AA gjatë vizitës në ishullin sudanez Suakin, në perëndim të Detit të Kuq.
Deklarata e Akar i referohet vendimit të djeshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpërblime disa milionëshe për informatat që mund të çojnë në kapjen e udhëheqësve terroristë të PKK-së.
Administrata amerikane ka ofruar shpërblim me para në vlerë prej 3,5 milionë dollarë për informacionin rreth vendndodhjes të Murat Karayilan, Cemil Bayik dhe Duran Kalkan.
Ministri turk i Mbrojtjes tha se Turqia pret nga SHBA-të të kenë të njëjtin qëndrim dhe reagim edhe ndaj grupit terrorist YPG, degën siriane të PKK-së.
“YPG është organizatë terroriste e cila me asgjë nuk dallon nga PKK-ja”, ka thënë Akar, duke shtuar se pret që SHBA t’i jap fund furnizimit me armë dhe ndihmat tjera këtij grupi.
PKK është organizatë separatiste e cila ndodhet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës tredekadëshe të armatosur kundër Turqisë, terroristët e PKK-së kanë vrarë së paku 40 mijë njerëz.