Nga mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar te koncepti i demokracisë në parti, zbardhen propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përfshin në kryesinë e partisë Bujar Nishanin, një nga kritiket e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit, por dhe në garën për kryetar partie.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përfshin në kryesinë e partisë Bujar Nishanin, një nga kritiket e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit, por dhe në garën për kryetar partie.

Në 11 propozimet e kryetarit Basha për ndyshimin e statutit të PD-së kërkohet një kryesi më e zgjeruar, ku kryetari i Këshillit Kombëtar të jetë anëtar i saj për shkak të funksionit që mban.

Gazetari Osman Stafa zbardh për ‘BalkanWeb”, propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për ndyshime në statutin e partisë.

Kujtojmë se këtë javë PD do të mbledhë Komisionin e Përhershëm Statutor, një ditë më pas, të enjten do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë ndërsa më  17 korrik, do të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

 

 

1. Janë përfshirë si vlera që mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratike, meritokracia dhe shanset e barabrata ne punësim dhe karrierë, duke nxitur një administratë publike të qëndrueshme dhe profesionale; lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund e fenomenit të pandëshkueshëmrisë; shkëputja e lidhjeve midis politikës dhe krimit të organizuar, përmes dekriminalizimit të plotë të jetës politike dhe publike, si dhe nxitja e një sistemi drejtesie të pavarur dhe të paanshëm, që i shërben vetëm qytetarëve dhe interesit publik.
2. Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën qe kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim. Ne kete menyrë, detyrimi për konsultimin e anetaresise eshte perfshire edhe per kandidatet per pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anetaresine do te propozohen nga: Kryetari i Partise, caktohen nga Kryesia e PDSH-se dhe lista e plote do të miratohet nga Keshilli. Kombëtar. Ne kete menyre eshte perfshire në vendimmarrje, si organ ratifikues i listes, edhe Keshilli Kombetar.

3. Është rikonceptuar Kryesia e Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nenkryetari i Seksionit Kryetari i Seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit “Nje anetar, Nje vote Sekretari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Degés. Nenkryetari i Seksionit emerohet nga Kryetari i Grupseksionit.
4. Ështe shtuar si strukture vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që emerohet nga Kryetari i Partisë. Kjo do të jetë një strukture e perhershme me pergjegjesi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH ne nivel qarku.
5. Është zgjeruar Kryesia e Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombetar të PDSH që kanë vendbanimin në Degë apo janë caktuar të mbulojne Degën; si dhe vetëm për Degët qendër qarku, 7 (shtate) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Deges
6. Është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente te Keshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se, për çeshtje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat sherbejne për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së


7. Është zgjeruar Kryesia e Partisë, duke përfshirë si anetare të saj per shkak të funksionit edhe Kryetarin e Keshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit. Integritetit dhe Etikes. Gjithashtu është shtuar rregulli që jo me pak se 30% e anetarë të zgjedhur te Kryesise t’i perkasi gjinise me pak te përfaqësuar.
8. Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partise, duke hequr numrin limit të sekretareve funksional ne perberje të tij Ky rregull eshte shtrire edhe per Degët e Partise
9. Është bashkuar ne nje komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikes, duke njohur kompetencen per vleresimin e kandidatëve dhe zbatimit te rregullave per dekriminalizimin dhe integritetin vetem Komisionit te Vleresimit të Kandidatéve
10. Ështe riformatuar Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit, Komisioni i Përhershëm i Statutit do të përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anetarë ndihmës, që caktohen nga Kryesia e Partisë
11. Është harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktesitë apo duke hequr parashikimet që përsëriten në tekstin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore.