Më tej shkruhet:
“Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. ”
Ambasada deklaron se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar publikisht rreth 100 persona në mbarë boten, 14 prej të cilëve shqiptare, qe u është ndaluar hyrja në SHBA, mes tyre Adriatik Llalla, Vangjush Dako dhe Tom Doshi.