Nga 1 Marsi ulen çmimet e barnave të rimbursueshme

Ogerta Manastirliu: Do të zgjerohet lista e atyre falas...

Zgjerohet lista e rimbursimit të barnave. Duke filluar nga 1 Marsi, çmimet e barnave të rimbursueshme do të pësojnë ulje me rreth 5 %. Në mbledhjen e qeverisë të së mërkurës, është vendosur për indeksimin e çmimeve të barnave, shkruan Klan.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ky vendim i qeverisë do të ketë një efekt kursimi të fondeve buxhetore, prej 7.5 milionë dollarë, të cilat do të përdoren për zgjerimin e listës së barnave falas.

Duke e konsideruar këtë vendim një hap përpara drejt mbulimit universal, Manastirliu tha se do të rritet numri i qytetarëve, të siguruar apo të pasiguruar, fëmijë apo të moshuar, persona me aftësi të kufizuar apo në ndihmë ekonomike, që do të trajtohen falas nga skema e rimbursimit të barnave.