Neutralizohen 54 terroristë të PKK-së

Janë konfiskuar mbi 4 ton narkotikë nga trafikimi i së cilës organizata terroriste PKK siguron të hyra të konsiderueshme të fondeve

Forcat e Armatosura Turke (TSK) në shtatë ditët e fundit kanë neutralizuar 54 terroristë të PKK-së në zonat lindore dhe juglindore të vendit dhe në pjesën veriore të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, nga 7 deri më 13 shtator, janë neutralizuar 19 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK/KCK brenda kufijve të Turqisë dhe 35 terroristë në territorin e vendeve fqinje, kryesisht në veri të Irakut.

Në mesin e terroristëve të neutralizuar ndodhet edhe një i ashtuquajtur udhëheqës i PKK-së.

Në operacionet e forcave të sigurisë, janë shkatërruar disa depo të municioneve dhe pajisje terroriste. Gjatë operacionit, një ushtar është plagosur, thonë nga Shtabi i Përgjithshëm.

Janë konfiskuar mbi 4 ton narkotikë nga trafikimi i së cilës organizata terroriste PKK siguron të hyra të konsiderueshme të fondeve.

PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës së armatosur tre-dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona.

Malet Kandil, Gara, Metin, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap, që shtrihen në veri të Irakut përgjatë kufirit turko-irakian, janë të njohura si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.