Netanyahu i telefonoi Presidentit Putin në lidhje me rrëzimin e avionit rus në Siri

Pas ngjarjes së rrëzimit të avionit rus në Siri, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike.

Pas ngjarjes së rrëzimit të avionit rus në Siri, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike.

Sipas një komunikate me shkrim të bërë nga zyra e Kryeministrisë së Izraelit thuhet se Netanyahu në telefonatën e bërë Putinit shprehu keqardhje në emër të tij dhe të popullit izraelitë për humbjen e jetëve të ushtarëve rusë si pasojë e rrëzimit të avionit ushtarak në Siri.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se Netanyahu gjatë bisedës tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mekanizmit të formuar në vitin 2015 me qëllim të parandalimit të përleshjeve mes trupave ruse dhe izraelite dhe të humbjeve të mëdha.

Sipas deklaratës Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ndajë me Rusinë të gjitha informatat në lidhje me rrëzimin e avionit ushtarak rus.

Bëhet e ditur se Netanyahu gjatë bisedës ka theksuar se “Përgjegjës për rrëzimin e avionit ushtarak rus në Siri është regjimi i Beshar Esadit”.

Gjithashtu thuhet se Kryeministri Netanyahu gjatë bisedës me Putin ka thënë se Izraeli është i vendosur për të parandaluar praninë e Iranit në Siri.

Ndërkaq në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thuhet se avioni rus tip IL-20, i cili ditë më parë u zhduk nga radari në Siri me 15 ushtarë në bord, ishte goditur me sisteme të mbrojtjes ajrore të regjimit sirian tip S-200.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, i cili akuzoi Izraelin për ngjarjen, ka thënë se “Përgjegjësia për rrëzimin e avionit ushtarak rus dhe vdekjen e ushtarëve që ndodheshin në bordin e tij, është e Izraelit”.

Ndërkohë Presidenti Putin në deklaratën e tij kishte thënë se “Duket sikur rrëzimi i avionit rus në Siri është pjesë e zinxhirit të ngjarjeve tragjike” dhe nuk e kishte akuzuar Izraelin./TRT