Netanyahu anashkalon Tiranën; Duhej të ishte dje në Shqipëri, por shkoi në Bullgari

Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu duhet të mbërrinte në Shqipëri të enjten për të marrë pjesë në takimet me disa liderë europianë, por e shtyu udhëtimin.

Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu duhet të mbërrinte në Shqipëri të enjten për të marrë pjesë në takimet me disa liderë europianë, por e shtyu udhëtimin.

Në të njëjtën ditë ama, shefi i ekzekutivit izraelit fluturoi drejt Bullgarisë për bisedime me krerët e katër shteteve ballkanike dhe për të avancuar, siç thotë “Jerusalem Post”, politikën e vet të farkëtimit të nën-aleancave brenda Bashkimit Europian, me qëllimin të kundërveprojë ndaj atij që e sheh si trajtim armiqësor të Brukselit ndaj shtetit hebre.

Përpara se të nisej drejt Varnes, ku të premten takon kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, apo drejtuesit e të ashtuquajturit grupi i Krajovës, emri i qytetit rumun ku udhëheqësit e këtyre kater vendeve mbajtjen samitin e tyre te pare ne 2015-tën- Netanyahu u shpreh se “dëshiron të bashkëpunojë me këto vende për të ndryshuar qasjen hipokrite dhe armiqësore të BE-së” ndaj Izraelit, siç e quan ai.

Ky për Netanyahun është një proces që do të kërkojë kohë; por besoj se përcaktimi i një objektivi dhe përpjekjet sistematike për arritjen e tij, me kohën, diçka do të prodhojnë, është shprehur ai.

Politika e kërkimit të aleancave paralele brenda BE-së e çoi kreun e qeverisë izraelite në muajin gusht në Vilnius ku mori pjesë në takimin e liderëve të tre shteteve balltike, e më pas në Hungari në 2017-tën, ku u ul në tryezë me drejtuesit e vendeve të Vishegradit-Hungarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë.

Netanyahu ka farkëtuar në të njëjtën mënyrë edhe aleanca me Greqinë e Qipron. Dhe përpjekjet e tij kanë dhënë fryte, pasi vendet që përbëjnë grupet në fjalë shpeshherë i kanë në krah izraelit në forumet e ndryshme të Bashkimit Europian./TCh