Negociatat, Gent Cakaj: Dy kapituj në fokus

I përzgjedhur për koordinimin teknik të procesit screening dhe harmonizimin e punës përgatitore për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj sqaron se në Shtator puna për qeverinë shqiptare do të përqendrohet në kapitujt 23 dhe 24.

“Është drejtësia dhe të drejtat fondamentale dhe në anën tjetër është gjendja në gjyqësor, liria dhe siguria, ku përfshihet lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, rezultate të theksuara në sistemin e Vettingut, konsolidimi i sigurisë së brendshme, prevendimi i numrit shtesë të azilkërkuesve shqiptarë, segmente këto që do përfshihen në procesin e screening, në mënyrë që legjislacioni shqiptar të jetë i adaptueshëm në nivelin maksimal dhe që këto eventualisht të adaptohen”, sqaron Cakaj në një intervistë për mediat.

Ai sqaron se “aktualisht edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në koordinim me qeverinë është në proces të vlerësimit të kapaciteteve intelektuale dhe përputhshmërisht me rezultatet e studimeve në fjalë prej shtatorit e tutje do të fillojë edhe procesi i ristrukturimit dhe zgjerimit të kapaciteteve në mënyrë që edhe procesi screening  por edhe ai negociator jo vetëm të zhvillohet brenda fazave të nevojshme kohore  por mbase edhe me suksesi maksimal të kërkuar.”/ATA