Negociatat, Ambasada e Holandës: Ka ardhur koha të vendosen kriminelët para ligjit

Ambasada holandeze përgëzon Shqipërinë për reformat: Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasada Holandeze reagoi pas vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat. Tashmë ka një udhërrëfyes për vijimin e rrugëtimit deri në qershor 2019”, lexohet në deklaratën e ambasadës.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe më tej me Shqipërinë për reformat kyçe. Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, shtoi Ambasada e Holandës.

Ndërkohë sipas Ambasadës se saj në Tiranë Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma kyçe.