Në Shkodër takohen ministrat e brendshëm të Malit të Zi dhe Shqipërisë

Ministri i Brendshëm i malit të Zi Mevludin Nuhoxhiq zhvilloi një takim informal me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj në Shkodër. 

Ministri i Brendshëm i malit të Zi Mevludin Nuhoxhiq zhvilloi një takim informal me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj në Shkodër.

Dy ministrat konstatuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit mes vendeve dhe folën për thellimin e këtij bashkëpunimi, sidomos me operacione të përbashkëta mes dy policive. Ata trajtuan çështje që lidhen me projekte të përbashkëta ndërkufitare, për të siguruar mbështetje financiare dhe asistencë nga BE.

Ministri Nuhoxhiq dhe Xhafaj diskutuan gjithashtu mbi masat shtesë për lehtësimin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në muajt e sezonit turistik veror, ku ka një fluks pushuesish. Këtu u trajtuan çështje të bashkëpunimit më të mirë ndërkufitar, përfshi kontrollin e përbashkët të kufirit midis dy vendeve si dhe lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar duke mundësuar procedurën e vetëm një kontrolli në hyrje dhe në dalje.

Dy ministrat, të shoqëruar nga ekipet me drejtues të policive, ndanë mendime dhe trajtuan çështjen e përballimit të një fluksi të mundshëm migrator nga vendet e treta.

Ministri Xhafaj solli në vëmendje propozimin e bërë nga ai në Trieste, për ngritjen e Qendrës së Përbashkët Rajonale Policore, që do të trajtojë këto problematika, propozim që po trajtohet edhe nga pala malazeze. Dy ministrat e Brendshëm e mbyllën takimin me një inspektim të përbashkët në Pikën e Kalimit të Hanit të Hotit, ku panë nga afër masat policore për sezonin turistik.