Në qershor, 17 739 pasagjerë më shumë se në 2017

Një tjetër lajm pozitiv vjen nga fusha e aviacionit, ku në muajin qershor është regjistruar rritje e pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Një tjetër lajm pozitiv vjen nga fusha e aviacionit, ku në muajin qershor është regjistruar rritje e pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në analizën statistikore për muajin qershor 2018, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar nënvizon se në shifra konkrete rritja është me 17,739 pasagjerë më shumë se në 2017.

Referuar të dhënave të paraqitura në grafikun e muajit qershor, Italia vazhdon të zotërojë përqindjen më të madhe të tregut të transportit ajror për muajin qershor 2018, duke zënë 49% të totalit, ndjekur nga Turqia me 9%.

Nëse referuar shifrave do të analizonim ecurinë e tregut të transportit ajror në vendin tonë për muajin qershor 2016-2017-2018, vëmë re se kemi një rritje të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, vit pas viti.

Po ta krahasojmë me muajin qershor 2016 diferenca është 48,109 më shumë pasagjerë në 2018.

Po ashtu, numri i pasagjerëve që fluturojnë me charter ka pësuar një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve. Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 16.42% ndaj totalit, ndërkohë që në 2017 ka qenë 9.30% dhe në 2016, 9.28% dhe këtu nuk përfshihen muajt e pikut që janë korriku dhe gushti, ku pritet një rritje e konsiderueshme.

Për sa i përket numrit të pasagjerëve të fluturimeve charter për muajin maj 2018 ka patur trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%, kjo si rrjedhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.