Në pritje të Modriç, Interi shumë pranë Keita Balde

Ndërkohë që të gjithë presin Modriç apo Kovaçiç, Drejtori Sportiv i Interit ka punuar në fshehtësi, për të sjellë në Milano një tjetër futbollist mjaft interesant.

Ndërkohë që të gjithë presin Modriç apo Kovaçiç, Drejtori Sportiv i Interit ka punuar në fshehtësi, për të sjellë në Milano një tjetër futbollist mjaft interesant.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Monacos, Keita Balde, i cili është shumë pranë transferimit te zikaltrit, falë negociatave në fazë të avancuar tashmë, të Ausilios dhe drejtuesve të klubit të principatës franceze.

Oferta e zikaltërve është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro, shifër që do të kënaqte edhe francezët, të clët shpenzuan po kaq para një vit më parë, për të marrë sulmuesin nga Lazio.

Keita është një profil mjaft interesant, pasi është vetëm 23 vjeç dhe e njeh mjaft mirë Serinë A, pasi ka luajtur më herët për Lazion. Sulmuesi ishte objektiv i Interit edhe verën e kaluar, por në fund ishte Monaco ajo që pagoi shifrën e kërkuar nga Lottito dhe mori sulmuesin në Ligue 1.