Në mbledhjet e Qeverisë së Maqedonisë tani diskutohet edhe shqip

Faqja zyrtare e Qeverisë së Maqedonisë tani mund të lexohet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa anëtarët e kabinetit, pjesë e komunitetit shqiptar diskutojnë në gjuhën amtare.

Faqja zyrtare e Qeverisë së Maqedonisë tani mund të lexohet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa anëtarët e kabinetit, pjesë e komunitetit shqiptar diskutojnë në gjuhën amtare.

Kjo gjë është bërë e ditur në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë, e cila është zhvilluar në datën 29 janar.

“Anëtarët e Qeverisë pjesëtarë të komunitetit shqiptar, si komunitet prej më shumë se 20 përqind e qytetarëve të vendit tonë, diskutuan në gjuhën e tyre amtare”, thuhet në njoftimin e qeverisë maqedonase.

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev theksoi se zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në mbledhjet e Qeverisë, pushteti ekzekutiv, përveç se lejon të drejtën ligjore, njëkohësisht jep shembull se përdorimi i gjuhëve të bashkësive, ku kjo është e rregulluar me ligj, është e drejtë qytetërimi dhe konfirmim që vendi ynë jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në praktikë i siguron të drejtat e të gjitha bashkësive.