Në Itali masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 15 janar

Shkollat ​​e mesme do të rihapen më 11 janar, me vetëm 50% të nxënësve në klasë dhe 50% në distancë.

Italia do të zgjasë shumicën e masave kufizuese të koronavirusit të vendosura gjatë pushimeve të Krishtlindjeve deri më 15 janar, tha qeveria të martën.

Sipas një dekreti të ri të qeverisë, udhëtimi midis rajoneve do të jetë i ndaluar, përveç për arsye shëndetësore ose pune. Njerëzit do të lejohen të vizitojnë miqtë vetëm një herë në ditë, me jo më shumë se dy të rritur për grup vizitorësh. Baret dhe restorantet do të ofrojnë vetëm shërbimin “delivery”.

Shkollat ​​e mesme do të rihapen më 11 janar, me vetëm 50% të nxënësve në klasë dhe 50% në distancë. Ndërsa për kopshtet dhe shkollat fillore, programi do të fillojë siç pritej më 7 janar.

“Nëse nuk kemi kushtet (epidemike), është e kotë të rihapim shkollat ​​vetëm për t’i mbyllur ato përsëri pas disa ditësh,” tha Nënsekretarja e Shëndetësisë Sandra Zampa.

Guvernatorët rajonalë kanë fuqinë të zbatojnë masa edhe më të rrepta dhe në disa rajone.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë të Martën, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga virusi në Itali është 2.166.224, me 10.800 raste të tjera të shtuara të hënën. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 75,680, me një rritje prej 348 viktimash të hënën./CNN