Komiteti i Parlamentit Europian për Punët e Jashtme (AFET) pritet të miratojë një raport mbi Serbinë, që përfshin një kompromis për një korrigjim të mundshëm të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.
Amendamenti thekson se çdo marrëveshje mund të pranohet vetëm në rastin që është rënë dakord reciprokisht dhe në përputhje me stabilitetin e përgjithshëm në rajon dhe ligjin ndërkombëtar.
Një total prej 239 amendamentesh të paraqitura në draftraportin e David McAllister është zvogëluar deri në 27 amendamente kompromisi që pritet të përfshihen në raportin përfundimtar.
Amendamenti nr. 25, që ka të bëjë me një debat për një korrigjim të mundshëm të kufijve përfshirë një marrëveshje për shkëmbimin e territorit po tërheq vëmendje të veçantë në mesin e deputetëve.
AFET do të votojë për këto ndryshime ditën e martë./ATSH