Ndodh mrekullia, Liverpool eliminon Barcelonën dhe kalon në finale

Liverpooli bën mrekullinë në “Anfield”, nxjerr jashtë Messin dhe kalon në finale

Liverpooli edhe një herë ka dëshmuar se kur është puna te rikthimet, janë të pazëvendësueshëm, pasi në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mposhtën Barcelonën 4-0.

Ndeshja nisi shumë mirë për Liverpoolin që arritën të shënonin në minutën e shtatë. Barcelona e pëson si ndaj Roma-s një vit më parë, duke shpërdoruar avantazhin e 3 golave të ndeshjes së parë.

Ashtu siç pritej, atmosfera e Anfield ishte e mrekullueshme dhe energjia e tifozëve është transmetuar edhe në fushën e lojës. Skuadra e Klopp e nis me një ritëm të lartë dhe në minutën e 7’ të takimit ishte Divock Origi ai që shënoi golin e avantazhit për vendasit pas një topi të kthyer nga portieri, ku kishte goditur Milner.

Ky ishte goli i parë në karrierë për belgun në Champions League, ai nuk mund të zgjidhte moment më të përshtatshëm se ky. Ndeshja mbetet e shpejtë dhe me ritëm të lartë.

Barcelona shpërdoron disa mundësi, po ashtu edhe Liverpool mund të kishte rrezikuar më shumë portën kundërshtare. Pas pushimit, Klopp detyrohet të nxjerrë nga loja Robertson dhe për të futet Georginio Wijnaldum.

Holandezi ka bërë diçka të pabesueshme duke shënuar dy herë brenda dy minutave (54’ dhe 56’). Gini ka barazuar disavantazhin e ndeshjes së parë. Sfida është në fije të perit për të dyja skuadrat pasi një gol do të ishte vendimtar. Vendasit tregohen më të kujdesshëm, po ashtu edhe Barcelona mendon të mbrohet përpara se të sulmojë.

Në minutën e 78’ ka ardhur goli i katërt i vendasve me shumë dinakëri. Arnold fut topin në zonë nga goditja e këndit duke kapur në befasi prapavijën e miqve teksa Origi ka shënuar golin. Fitore e madhe dhe një prej rikthimeve më të mëdha në histori të futbollit. Liverpooli kalon në finale për e herë të dytë radhazi.

https://streamable.com/of1t1