Ndihmëspresidenti turk, Fuat Oktay: S’kemi tolerancë ndaj kërcënimeve të lira

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, deklaroi të enjten në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të respektojnë vendimin e gjyqësorit turk...

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, deklaroi të enjten në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të respektojnë vendimin e gjyqësorit turk.

Oktay reagoi në “Twitter” ndaj kërcënimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, se “SHBA-ja do të aplikojë sanksione nëse prifti Andrew Brunson nuk lirohet”.

“Turqia është një shtet ligjor dhe drejtësia turke është e barasdistancuar në raport me të gjithë. Ne s’kemi tolerancë ndaj kërcënimeve të lira. Bashkëbiseduesit tanë nga SHBA-ja duhet të respektojnë vendimet e gjyqësorit turk, i cili vendos në emër të kombit tonë”, shkruan ndihmëspresidenti Oktay në “Twitter”.