Marrëdhëniet Turqi-BE tensionohen në periudhat zgjedhore,- u shpreh Oktay, ndërsa shtoi se kohët e fundit marrëdhëniet me Gjermaninë dhe Holandën kanë hyrë në procesin e normalizimit.
“Synimin e saj Turqia e ka bërë të qartë 54 vite më parë. Të njëjtën gjë ajo e thotë edhe sot. Në politikat e Turqisë nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim, por Turqia nuk qëndron kurrë në një pozicion ndryshe përpara portës së dikujt. Ajo qëndron kryelartë dhe e hapur, si dhe shfaq një qëndrim sipas të ardhmes, interesave të kombit të vet”, tha ndihmëspresidenti Oktay duke shtuar se zhvillimet në marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) nuk duhen parë nga një perspektivë afatshkurtër.
Çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit turq në udhëtimet që do të bëjnë ata në vendet e Bashkimit Evropian (BE), Oktay e vlerësoi si një “borxh të prapambetur”.
“Bashkimi Evropian duhet ti kishte dorëzuar Turqisë brenda 1-2 vjetëve ndihmën financiare me vlerë 3 miliardë euro që kishte premtuar për sirianët e strehuar në Turqi, por kjo nuk është realizuar”, u shpreh Oktay the shtoi:
“Nga kjo shumë 1,7 miliardë euro është transferuar në Turqi. Kanë mbetur edhe rreth 1,2 miliardë euro. Institucionet tona po punojnë për këtë çështje”.
Ndihmëspresidenti Fuat Oktay tha se momentalisht në Turqi ndodhen mbi 4 milionë sirianë, dhe ato që ka bërë vendi ynë për mysafirët sirianë dihen nga e gjithë bota./TRT