Ndërron jetë Adem Demaçi, kuvendi i Kosovës ndërpret seancën

Pas marrjes së lajmit për vdekjen e Adem Demaçit, luftëtarit për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, pjesëtarët e parlamentit të vendit ndërprenë seancën plenare në të cilën u diskutua dialogu me Serbinë

Pas marrjes së lajmit për vdekjen e Adem Demaçit, luftëtarit për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, pjesëtarët e parlamentit të vendit ndërprenë seancën plenare në të cilën u diskutua dialogu me Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi i vdekjes së Adem Demashit, i njohur si Mandela shqiptar për shkak të kalimit 28 vite në burg për aktivitetet e tij politike në ish-Jugosllavi, u njoftua nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, me ç’rast kuvendi mbajti një minutë heshtje dhe ndërpreu seancën.

Adem Demaçi, 82 vjeç, është tërhequr nga publiku viteve të fundit për shkak të përkeqësimit të shëndetit.