Ndërpriten fluturimet në Rinas, kompanitë japin sqarime

Ndërpriten fluturimet! Kompanitë japin njoftimet e rëndësishme...

Ditën e sotme janë konfirmuar 9 raste të reja të inféktuara me Koronavirùs në Shqipëri, duke e çuar në 51 numrin e tyre.

Disa ditë më parë u shënua edhe vìktìma e parë në qytetin e Durrësit, ndërsa shifrat e të prékurve dhe jetëve të hùmbura po rriten frìkshëm në vendet e tjera.

Për shkak të kësaj situate, dy kompanitë e fluturimit, “Air Albania” dhe “Austria Airlines” kanë ndërprerë fluturimet e tyre.

Image result for rinas

Njoftimi i “Air Albania”

Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirùsit (COVID-19), Air Albania ka njoftuar se fluturimet e darkës, ZB1003 dhe ZB1004 për Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 Mars 2020 deri më 30 Mars 2020. Fluturimet e mëngjesit ZB1001 dhe ZB1002 do të operojnë normalisht sipas orareve të përcaktuara. Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.”

Njoftimi i “Austria Airlines”

“Nga data 19 Mars 2020, ndërpriten fluturimet me Austrian Airlines. Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirùsit (COVID-19), Austrian Airlines ka njoftuar se duke filluar nga data 19 Mars 2020 do të ndërpresë të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë. Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit”

Image result for rinas