NASA shpërblen kompaninë turke të teknologjisë

"Produktet e kompanisë turke do të përdoren nga NASA në studimet hapësinore", thotë drejtori i përgjithshëm, Tanra Gürçay

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA shpërbleu kompaninë turke nano-teknologjike Nanosilver, e cila kryen aktivitete kërkimore dhe zhvillimore në Teknoparkun e Stambollit të Turqisë, me një projekt argjendi të nanosizuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

E themeluar nga sipërmarrësit e rinj Rona Gürçay dhe Tanra Gürçay, Nanosilver siguron lëndë të parë duke prodhuar metale fisnike prej disa nanometrash, thuhet në një deklaratë nga Teknoparku të martën.

Më parë kompania mori dy çmime të tjera nga Konferenca Ndërkombëtare për Nanoteknologjinë dhe Kongresi i 6-të Botëror për Teknologjitë e Reja në SHBA.

Kompania aktualisht po punon në dy projekte me bazë argjendi me NASA-n.

“Teknologjia e argjendit nano përdoret në kërkimet hapësinore. Në kërkimet jashtëtokësore, asnjë mikroorganizëm nuk transportohet nga bota në hapësirë në mënyrë që të mos ketë rezultate mashtruese”, deklaroi drejtori i përgjithshëm, Tanra Gürçay.

“Për këtë arsye, sipërfaqet e mjeteve kozmike janë të mbuluara me argjend nano. Teknika nano-argjend që ne zhvilluam brenda fushës së projektit që i paraqitëm NASA-s dhe fituam vendin e parë do të përdoret në studimet hapësinore të NASA-s, projektimet e veshjeve sipërfaqësore dhe projektet e trajtimit të ujit”, tha ai.