Nafta i rikthehet humbjeve, OPEC rrit prodhimin, rriten edhe rezervat në SHBA

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm, për shkak të rritjes së prodhimit nga Arabia Saudite dhe tensioneve tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm, për shkak të rritjes së prodhimit nga Arabia Saudite dhe tensioneve tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Eksportuesi më i madh në botë, Arabia Saudite, deklaroi se OPEC e ka rritur prodhimin me 500 mijë fuçi në ditë. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72.9 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77.2 dollarë për fuçi.

Tarifat amerikane për 34 miliardë dollarë produkte kineze hynë në fuqi në ditën e sotme, ndërsa Pekini paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet menjëherë, duke i çuar dy ekonomitë më të mëdha në botë drejt një konflikti të pastër tregtar, shkruan Scan.

Ndërkohë, referuar të dhënave të administratës amerikane, rezervat e naftës u rritën me 1.3 milionë fuçi në ditë.

Që nga viti 2017, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Rusia kanë filluar uljen e prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë. Por, rënia e eksporteve nga Venezuela, Angola dhe Libia bënë që karteli të ndryshojnë politikë, duke vendosur një rritje të prodhimit. Gjithashtu, duke filluar nga muaji nëntor, tregut do ti mungojë edhe nafta iraniane, për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.