Mvelut Çavuşoğlu reagon ndaj Izraelit

"Sot Netanyahu po hetohet për korrupsion dhe ryshfet. Ai po e përdor këtë për zgjedhjet e ardhshme në Izrael, prandaj na sulmon neve dhe vendet tona të shenjta", tha Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka reaguar ndaj Izraelit lidhur me deklaratën e Netanyahut për presidentin Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përse kryeministri izraelit sulmon presidentin tonë? Sepse presidenti ynë ka reaguar si zëri i lartë i këtij kombi, si presidenti i Republikës së Turqisë. Reagon si president i Organizatës së Bashkëpunimit Islam”, tha Çavuşoğlu.

Gjatë një fjalimi në qytetin Antalya, Çavuşoğlu tha: “Ka të shtypur të cilët kanë pritshmëri nga ne, nga Turqia e cila është vazhdimisht shpresë. Kemi qytetarët tanë, bashkatdhetarët dhe komunitete farefisnore tanët që jetojnë jashtë vendit, të cilët duhet t’i ndihmojë edhe ata. Nuk duhet të harrojmë se ne jemi shpresë e umetit prej 1.8 miliardë njerëzve”.

“Ushtarët izraelitë hynë me këpucë në Mesxhid-i Aksa në Kuds. A reagoi dikush tjetër përveç Turqisë, përveç presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan? Ku janë 57 anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islam? Përse janë të heshtur? Sepse ata nuk kanë një problem të tillë. Ata frikësohen nga SHBA-ja dhe Izraeli, prandaj heshtin. Por, ne duhet ta mbrojmë kauzën tonë të shenjtë. Nese ne nuk e mbrojmë, askush nuk do ta mbrojë kauzën tonë”, tha Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu në vazhdim tha se “Sot Netanyahu po hetohet për korrupsion dhe ryshfet. Ai po e përdor këtë për zgjedhjet e ardhshme në Izrael, prandaj na sulmon neve dhe vendet tona të shenjta. Fatkeqësisht bota hesht. Këtë e kam biseduar edhe me disa ministra të Jashtëm, të cilëve u kam thënë se në Turqi ka shumë vende adhurimi”.

“Njëra prej tyre është kisha armene në ishullin Akdamar të cilën e kemi restaururar dhe ata vijnë e kryejnë adhurimet e tyre. Po ashtu, aktualisht në Stamboll po ndërtojmë kishë për asirianët. Është restauruar dhe hapur kisha ortodokse. Në Edirne pas restaurimit është hapur për adhurim sinagoga. Ne i besojmë vetes dhe besimit tonë. Por, në të njëjtën kohë respektojmë edhe besimin e gjithkujt. Çfarë do të thotë hyrja në xhami në këtë mënyrë të pamatur?”, tha ministri Çavuşoğlu.