Mustafa Şentop: Dhuna e policisë franceze po avancon në terror shtetëror

"Fotoreporteri i AA-së i akredituar në Francë gjendej për të ndjekur protestat demokratike. Por, informimi i botës për qëndrimin çnjerëzor të policisë franceze ndaj protestuesve duhet të ketë bezdisur policinë franceze."

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, duke folur për plagosjen e fotoreporterit të Anadolu Agency (AA) nga policia franceze gjatë ndjekjes së protestave në Paris, tha se ndërhyrja e forcave franceze të rendit ka kaluar dimensionin e dhunës dhe po avancon drejt një terrori shtetëror.

Şentop, mbajti një fjalim në Simpoziumin “Të Drejtat e Njeriut: Zëri i Rinisë” që u mbajt në Kuvend me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.

Ai rikujtoi se fotoreporteri i AA-së është plagosur nga policia franceze gjatë ndjekjes së protestave në Paris.

Şentop, njoftoi se fotoreporteri Yalçın është plagosur pasi një bombë plastike ka depërtuar helmetën e tij.

“Fotoreporteri i AA-së i akredituar në Francë gjendej për të ndjekur protestat demokratike. Por, informimi i botës për qëndrimin çnjerëzor të policisë franceze ndaj protestuesve duhet të ketë bezdisur policinë franceze. Intervenimi i policisë në Francë ndaj protestuesve tashmë ka kaluar dimensionin e dhunës, duke avancuar drejt terrorit shtetëror”, tha Şentop.

Ai theksoi se me këtë mund të shohin qëndrimin dyfytyrësh të vendeve perëndimore, duke potencuar se nga ana tjetër ndiejnë dhimbjen ndaj dëshmimin e dramave njerëzore që ndodhin.

Yalçın, u plagos në syrin e majtë më 5 dhjetor nga një bombë plastike e hedhur nga policia franceze derisa ai ndiqte protestat kundër politikave të pensioneve në Francë.