Mori peng dhe vrau fqinjin 8-vjeçar, zbardhet dëshmia e monstrës në Fier: E groposa në oborr

Ashtu si për çdo ditë, 8-vjeçari ishte nisur në shkollë, por nuk e dinte se kjo do të ishte hera e tij e fundit. Nga të dhënat që mëson “BalkanWeb” mësohet se i mituri, që ishte në klasën e dytë, nuk kishte shkuar në shkollë, ndërsa ishte parë në lagje teksa shëtiste me biçikletë. Ngjarja ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet. Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit. Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.

“E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Po ashtu mesohet se autori ka qene ne gjendje te dehur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivimet.